Tech

iPod mbush 10 vjet

Foto: Getty Images

San Francisko, 4 prill - iPod dje mbush 10 vjet. Ishte 3 prill 2010, kur Apple lançoi tabletin i cili tashmë është një prani e vazhdueshme në mesin e pajisjeve të teknologjisë së lartë, krahas telefonave dhe kompjuterëve.

iPod u prezantua për herë të parë në botë më 27 janar 2010 nga Steve Jobs, i cili në një skenë të San Francisko kishte zbuluar lajmet para një publiku mjaft skeptik.

Në atë kohë, ishte e vështirë të imagjinohej se çfarë mund të bënte një ekran më i madh sa një telefon, por që nuk funksiononte si një telefon, dhe që ai nuk kishte një tastierë për të shkruar si një laptopi.

Koha tregoi se iPad-i ofroi përvojën më të mirë të shfletimit në rrjet si dhe të paturit e një ekrani mjaft të madh (9.7 inç) për të lexuar mirë e-mailet, shfletimin e fotografive, shikimin e filmave dhe luarjen e lojërave/ANSA.