Tech

Twitteri i jep goditje të fuqishme propagandës së Vuçiqit dhe partisë së tij, i fshin mbi 8500 llogari

Foto: Reuters

Rrjeti social Twitter i ka dhënë një goditje të rëndë propagandës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe partisë së tij.

Pas një hetimi të bërë përgjatë fundit të vitit të kaluar është vërejtur një aktivitet i koordinuar i gati 10 mijë llogarive në Twitter që bënin propagandë për Aleksander Vuçiqin dhe partinë e presidentit serb.

Gjithsej 8 558 llogari, të cilat i kanë shërbyer Vuçiqit, janë fshirë nga rrjeti social. Lajmin e ka konfirmuar vetë “Twitter Safety”.

Image