Tech

Tregu i telefonave pëson rënie enorme

Tregu i telefonave pëson rënie enorme

Për shkak të koronavirusit, shkurti ishte muaji më i keq në histori të industrisë së telefonave pasi dërgesat në nivel global kanë pësuar rënie për 38 për qind.

“Strategy Analytics” ka njoftuar se kjo është rënia më e madhe në histori të tregut të telefonave, transmeton KOHA. Në muajin e kaluar dërgesat e telefonave të mençur ra në 61.8 milionë njësi, nga 99.2 milionë sa ishte në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.