Tech

Të gjithë punëtorët e Twitterit do të punojnë nga shtëpia

Të gjithë punëtorët e rrjetit social Twitter, në të gjithë botën, do të punojnë nga shtëpia deri në një njoftim të radhës. Sipas kompanisë, kjo bëhet me qëllim që të ndalet shpërndarja e koronavirusit.

Kompania ka bërë të ditur se do të vazhdojë të paguajë punonjësit e kontraktuesit. Rrjeti social ka thënë se do të rimbursojë edhe shpenzimet për modifikimin e hapësirave të punëtorëve në zyra të punës.

Twitteri ka garantuar se do të ndihmojë edhe prindërit që u duhet të paguajnë shtesë për kujdesin ditor.

Kompanitë teknologjike si Apple, Amazon, Microsoft e Google kanë përdorur veprime të ngjashme për punëtorët, por urdhri i Twitterit për të gjithë 4900 punëtorët në të gjithë botën është një nga veprimet më të fuqishme kundër shpërndarjes së koronavirusit.