Koronavirusi ndikon në rënien e shitjes së “iPhone”-ve

Koronavirusi ndikon në rënien e shitjes së “iPhone”-ve

19 February 2020 10:24

Gjiganti i teknologjisë “Apple” ka paralajmëruar se përhapja e koronavirusit në Kinë do të rezultojë me rënien e të ardhurave nën nivelin e parashikuar.

“Apple” ka njoftuar se prodhimi dhe shitjet tanimë janë prekur dhe se furnizimi me “iPhone” në të gjithë botën do të kufizohet përkohësisht.

Prodhuesi i “iPhone”-s është kompania e parë e madhe amerikane që konfirmoi se epidemia e koronavirusit do të godasë financat e saj. “Apple”, që kishte parashikuar të ardhura rekord deri në 67 miliardë dollarë në tremujorin aktual, nuk e zbuloi objektivin e mundshëm.

“Nuk presim të përmbushim udhëzimet e të ardhurave që kemi dhënë për tremujorin e marsit,” ka bërë të ditur kompania në një deklaratë për media.

Me shumicën e dyqaneve në Kinë që janë ose të mbyllura, ose që funksionojnë me orare të shkurtuara, shitja e produkteve të “Apples” do të jetë këtë periudhë më e ulëta ndonjëherë.

“Fabrikat tona partnere për prodhimin e ‘iPhones’ janë të vendosura jashtë krahinës Hubei dhe të gjitha fabrikat e saja të prodhimit në Kinë po rihapen gradualisht, por do të duhet pak kohë derisa të nisin punën me kapacitet të plotë. Të gjitha dyqanet tona në Kinë dhe shumë nga dyqanet tona partnere janë mbyllur”, thuhet mes tjerash në deklaratë. Analistët kanë vlerësuar se virusi mund të zvogëlojë kërkesën për telefona të mençur në Kinë, vend ky që është tregu më i madh në botë për pajisjet teknologjike. Industria e makinave është një sektor tjetër që është prekur në zinxhirin e vet të furnizimit. Javën e kaluar prodhuesi i pajisjeve të rënda “JCB” ka njoftuar se do të ndërpresë prodhimin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të mungesës së komponentëve nga Kina.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme