Kriminelët përmes sulmeve kibernetike vjet vodhën të paktën 4.3 miliardë dollarë

Kriminelët përmes sulmeve kibernetike vjet vodhën të paktën 4.3 miliardë dollarë

12 February 2020 14:34

Vitin e kaluar, kriminelët vodhën të paktën 4.3 miliardë dollarë në monedha virtuale, sipas The Wall Street Journal, duke cituar një studim të Chainalysis.

Në dy vitet e mëparshme, kjo shumë nuk kaloi 3 miliardë dollarë. Në vitin 2017, mënyra më e popullarizuar për të vjedhur para ishte përmes ofertave fillestare të monedhave ndërsa në 2018 përmes sulmeve kibernetike nga hakerët. Vitin e kaluar, rreth 90% e totalit ishin vjedhur duke përdorur piramida financiare.

Rasti klasik i piramidës është platforma PlusToken, ku u premtuan rritje të ardhurash investitorëve të papërvojë të cilët mezi prisnin të pasurohen shpejt me paratë digjitale. PlusToken filloi të punojë në vitin 2018 si një shkëmbim i decentralizuar dhe portofol kripto i zhvilluar në Korenë e Jugut. Në fakt, zhvilluesi ishte një kompani pak e njohur kineze.

Sidoqoftë, pasi kishin blerë monedha virtuale nga PlusToken, përdoruesit zbuluan se faqet ishin në rënie dhe ishte e pamundur të tërhiqeshin paratë e tyre. I gjithë mashtrimi ishte një skemë klasike dhe mashtruesit ishin në gjendje të tërhiqnin më shumë se 2 miliard dollarë në 2018 dhe në gjysmën e parë të 2019, kryesisht nga banorët aziatik. Raste të tjera të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera të botës ku kryesisht janë përfshirë hakerat izraelitë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme