Tech

Adhuruesit befasohen që Lady Gaga kishte luajtur dikur në serinë e popullarizuar

Në internet po qarkullon një video e cila i ka shokuar pozitivisht fansat e këngëtares së njohur.

Pothuajse 20 vjet pas përfundimit të xhirimeve të serialit “Sopranos”, fansat kanë zbuluar se Lady Gaga është shfaqur në një episod, raporton “Independent”.

Këngëtarja u shfaq në një episod të këtij hit-seriali në vitin 2001, kur ishte vetëm 15 vjeç.

Image

Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, u shfaq në sezonin e tretë të serialit, me titullin “The Telltale Moozadell”. Ajo e luajti një studente rebele, e cila shkonte në të njëjtën shkollë si Tony Soprano i Riu (Robert Iler).

Personazhi i saj e futi djalin e Toni Sopranos në një telashe të madhe në pishinën e shkollës saqë ai u pezullua. Kjo ishte hera e vetme që e pamë Gagan në seri, shkruan KOHA Ditore.

Shtatë vjet më vonë, Germanotta e publikoi singlin e saj debutues, Just Dance me emrin Lady Gaga.

Dhe derisa ky klip i paraqitjes së Gagas në serial u shfaq në internet disa vjet më parë, disa e kanë zbuluar atë vetëm tani dhe nuk mund të besojnë se ajo në fakt është shfaqur në serialin e famshëm.