Tech

NZXT paralajmëron furnizimin ATX C Series

Kompania NZXT e ka paralajmëruar linjën e furnizimeve ATX C Series, të krijuar në bashkëpunim me Seasonic, ndërsa në pyetje janë modelet C650, C750 dhe C850.

Furnizimet janë krijuar me ndihmën e komponentëve me cilësi të lartë dhe mbështeten nga një garanci 10-vjeçare. C Series janë në dispozicion në variantet 650w, 750w dhe 850w, kanë certifikim 80 PLUS Gold dhe u ofrojnë kreatorëve të sistemeve disa mundësi për t’i zgjedhur furnizimet që u përshtaten nevojave të tyre.

Me certifikim 80 Plus Gold, furnizimet C Series ofrojnë efikasitet prej mbi 90 për qind. Këto furnizime përdorin kondensatorë japonezë dhe janë krijuar për të zgjatur gjatë dhe kanë mbrojtje nga tensioni i lartë/i ulët, temperatura dhe kushtet e tjera që mund të ndikojnë në performancën e tyre. Me të shtypur butonin mundësohet Zero RPM Fan mode, me çfarë ventilatori në furnizim heshtet në kushtet e ngarkesës së ulët, shkruan KOHA Ditore. C Series është e përshtatshme për çdo shtëpizë nga standardi ATX, ndërsa modelet C750 dhe C650 i mbështesin GPU-të NVIDIA deri në modelin Geforce RTX 2080 Ti dhe GPU-të AMD deri në modelet Radeon VII. Modeli C850 mund ta mbështesë konfigurimin e disa kartelave grafike.

Image

Kur bëhet fjalë për çmimet, modeli C650 do të kushtojë 110 dollarë, çmimi për C750 do të jetë 120 dollarë, ndërsa trafoja C850 do të jetë në dispozicion në treg për 130 dollarë. Fillimi i periudhës së shitjeve do të shpallet ndërkohë për tregun global.