Samsungu përgatit telefonin e palosshëm Galaxy Z me palosje të trefishtë

Samsungu përgatit telefonin e palosshëm Galaxy Z me palosje të trefishtë

22 January 2020 12:39

Samsung Galaxy Fold është telefoni i parë i palosshëm i kompanisë koreane-jugore, i cili u lansua vitin e kaluar. Samsungu pritet ta prezantojë telefonin e ri fleksibil më 11 shkurt - Galaxy Z Flip, së bashku me serinë Galaxy S20.

Megjithatë, një informator nga Kina e ka publikuar një foto ku tregon se Samsungu po e përgatit edhe një telefon të palosshëm Galaxy Z, i cili e ka një dizajn me palosje të trefishtë, raporton PlayfulDroid.

Samsung synon t’i shesë gjashtë milionë telefona të palosshëm gjatë vitit 2020. Pritet që Galaxy Z Flip ta ketë një çmim fillestar prej rreth 860 dollarësh dhe do të jetë telefoni i parë i palosshëm i kompanisë për vitin 2020. Galaxy Z Flip do të përdorë çipset Snapdragon 855, shkruan KOHA Ditore.

Kur bëhet fjalë për Galaxy Z me palosje të trefishtë, ky do të ishte modeli i ardhshëm premium nga kompania e Koresë së Jugut me specifikime nga segmenti më i lartë. Mbetet për t’u parë nëse më shumë informacione për këtë pajisje do të publikohen gjatë ngjarjes Unpacked në shkurt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme