Capcom paralajmëron Resident Evil 3: Nemesis

Capcom paralajmëron Resident Evil 3: Nemesis

20 January 2020 16:54

Capcomit nuk iu desh shumë kohë për të na ofruar një pasqyrë më të mirë për rimejkun e Resident Evil 3: Nemesis. Developeri e publikoi edhe trailerin i cili na ofron pamje më të mira të personazhit kryesor të lojës, përkatësisht Nemesis, raporton Engadget.

Si në versionin origjinal, Nemesis është i vendosur t’i ndjekë anëtarët e STARS-it (siç është Jill Valentine) dhe do të rrëzojë gjithçka përpara tij për t’ia dalur, shkruan KOHA Ditore. Sigurisht, traileri na jep edhe një pasqyrë se si Jill dhe aleati i saj Carlos ballafaqohen me infeksionin e zombive dhe me armiqtë.

Loja e ripërpunuar në PC, PS4 dhe Xbox One do të arrijë më 3 prill 2020. Deri më tani, nuk dihen të gjitha detajet, por si duket Capcom nuk do të heqë dorë nga formula, e cila më parë e bëri rimejkun e Resident Evil 2 një sukses të madh për kompaninë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme