Tech

Del në shitje Samsungut Galaxy XCover Pro me bateri të ndërrueshme

Samsungu tashmë e ka prezantuar smartphonein e vet të ri, të emërtuar Galaxy XCover Pro, bateria e të cilit mund të hiqet, ndërsa tani kompania po zbulon se pajisja do të dalë në shitje për 499 dollarë.

Galaxy XCover Pro së pari arrin në SHBA në gjysmën e parë të vitit 2020 dhe më pas në pjesën tjetër të botës. Samsungu thotë se është duke punuar me Verizon për ta sjellë telefonin në treg, shkruan Verge.

Për 499 dollarë, blerësit do ta marrin një telefon me bateri të ndërrueshme prej 4.050mAh, ndërsa telefoni gjithashtu e mbështet edhe mbushjen e shpejtë.

XCover Pro është krijuar posaçërisht për punëtorët në mjedise industriale ose në terren, kështu që bateria e madhe e ndërrueshme u mundëson atyre që ta përdorin telefonin më gjatë. Gjithashtu e kanë mundësinë e zëvendësimit të lirë të baterisë.

Image

Galaxy XCover Pro vjen në madhësi prej 6.3 inçëve me ekran me rezolucion prej 2.220 x 1.080 i cili, siç thonë nga Samsungu, mund të përdoret edhe me doreza, shkruan KOHA Ditore. Pajisja e ka një procesor octa-core 2GHz Exynos 9611, 4 GB RAM, 64 GB memorie të brendshme të mbështetur nga një kartë microSD prej 512 GB. Telefoni e ka një kamerë të përparme prej 13MP dhe dy kamera të pasme prej 25MP dhe 8MP.

Për ta bërë telefonin edhe më të qëndrueshëm, nga Samsungu thonë se ai e ka të integruar një rezistencë të lartë ndaj pluhurit dhe ujit. Telefoni mund t’i rezistojë ujit të pikuar edhe në lartësi prej 1.5 metrave. Përveç kësaj, është i certifikuar me standardin MIL-STD 810G, që do të thotë se do të duhej të jetë në gjendje t'u rezistojë lartësive ekstreme, temperaturave, lagështisë dhe kushteve të tjera të rënda, shkruan Verge.