Tech

Tinder, Grindr dhe OKCupid akuzohen për shitje të të dhënave personale

Tinder, Grindr dhe OKCupid akuzohen për shitje të të dhënave personale

Aplikacionet e njohura të takimeve, si Tinder, Grindr dhe OKCupid, shesin të dhënat personale të palëve të treta, përfshirë orientimin seksual të përdoruesve, në rastin e “Grindr”, në kundërshtim me rregulloren, njoftoi sot një organizatë norvegjeze.

Sipas Këshillit norvegjez të Konsumatorëve, Grindr, i cili pretendon të jetë rrjeti më i madh i takimeve në botë, ndan të dhënat GPS, adresën IP, moshën dhe gjininë e përdoruesve me një mori aktorësh, me qëllim reklamimin e synuar.