Pas suksesit të telefonave të mëparshëm të Xioami, Black Shark, kompania është duke u përgatitur që ta lansojë një model të ri, ndërsa këtë herë ky do të jetë Black Shark 3 5G. Telefoni është certifikuar tashmë nga MIIT, kështu që nuk ka dyshim se do të lansohet, raporton GSMArena.
Megjithatë, mbështetja për rrjetin 5G nuk do të jetë e vetmja karakteristikë premium e këtij telefoni. Sipas thashethemeve më të reja, telefoni mund të jetë modeli i parë që shfrytëzon 16 GB RAM, shkruan KOHA Ditore. Kjo mund të jetë e panevojshme për disa, por ka edhe nga ata përdorues të avancuar të cilët gjithmonë kërkojnë më shumë memorie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse ndonjë prodhues tjetër nuk e tejkalon Xiaomin në lansimin e telefonit me 16 GB RAM, pritet që këtë do ta implementojë pikërisht Black Shark 3 5G. Ende nuk dihet se kur do të lansohet ky telefon.