Tech

Ekosistemi Sony PlayStation 4 ka pasur shitje prej mbi një miliard lojëra

Sony ka njoftuar se sa e madhe është platforma PlayStation 4 dhe janë veçuar disa statistika interesante, përfshirë shitjen e mbi një miliard lojërave deri më tani, raporton TweakTown.

Gjatë panairit CES, kompania e theksoi dominimin e jashtëzakonshëm të ekosistemit PlayStation 4 në industrinë gaming. Fitimi më i madh vjen nga shitja e softuerëve, ndërsa gjatë shtatë vjetëve sa ekziston PS4, gamerët kanë blerë lojëra të PlayStation 4 në një vlerë prej madje 1.15 miliardë dollarësh. Në mesatare, një pronar mesatar i PS4 i zotëron nëntë lojëra.

Sony gjithashtu ka konfirmuar se PlayStation VR është shitur në mbi pesë milionë kopje deri më tani. Abonuesit e PS Plus paraqesin po ashtu një element domethënës në metrikën e Sonyt, shkruan KOHA Ditore. Kompania aktualisht i ka 38.8 milionë abonentë të PlayStation Plus në rrjetin e vet. Kjo tregon se rreth 36% e pronarëve të konzolave PS4 abonohen në shërbim.

Kompania gjithashtu rikujtoi që PlayStation 5 nuk do të jetë ndonjë kthesë ose resetim i gjendjes ekzistuese. Sony thekson që PS5 do t’i paraqesë vazhdimin dhe evolucionin e ekosistemit dhe do të pranojë gjithçka që e bëri të fuqishme koznolën PS4 me shtimin e përmirësimeve.

Pritet që Sony do ta prezantojë PlayStation 5 në një ngjarje speciale në shkurt të vitit 2020. Konzola do të dalë në treg gjatë sezonit festiv, në fund të vitit, dhe do të mund të kushtojë 499 dollar.