Laptopët LG 2020 Gram do të kenë procesorë Ice Lake të gjeneratës së 10-të

Laptopët LG 2020 Gram do të kenë procesorë Ice Lake të gjeneratës së 10-të

13 December 2019 08:40

LG i ka prezantuar versionet e 2020 të laptopëve Gram, ndërsa linja e re i përfshin modelet prej 17, 15 dhe 14 inçësh, si dhe modelin konvertibil 2-në-1.

Ashtu si versionet e mëparshme, laptopët janë krijuar të jenë të lehtë dhe të lëvizshëm, me jetëgjatësi të gjatë të baterisë, ndërsa LG gjithashtu premton performancë dhe efikasitet më të mirë përmes komponentëve të rinj, raporton Engadget.

Laptopët e rinj implementojnë gjeneratën e 10-të të procesorëve Intel Core me grafikë Iris Plus dhe deri në 24GB RAM dykanalësh DDR4. LG thekson se e ka dyfishuar fuqinë e GPU-së në modelet e reja të laptopëve, për t’u siguruar që lojërat dhe aplikacionet kërkuese të ekzekutohen pa probleme.

Pajisjet e azhurnuara e mbështesin gjithashtu standardin e gjeneratës së ardhshme Wi-Fi 6, i cili premton shpejtësi më të larta dhe konsum më të ulët të energjisë sesa paraardhësi i tij, shkruan KOHA Ditore. Për t’u siguruar që laptopët 17-inçësh dhe 15-inçësh Gram mund t’i mbështesin komponentët e tyre të azhurnuar, LG i ka pajisur me bateri 80Wh (që është përmirësim krahasuar me 72Wh nga modelet e mëparshme).

Image

LG Gram prej 17 inçësh ka ekran Wide Quad Extended Graphics Array (WQXGA) IPS, me raport të faqeve prej 16:10, ndërsa modelet e tjera kanë ekrane Full HD dhe raport të faqeve prej 16:9. Kur bëhet fjalë për modelin e konvertueshëm 2-në-1, kjo pajisje vjen me port Thunderbolt 3 dhe mund të zgjasë mbi 20 orë me një mbushje të vetme të baterisë.

Image

LG nuk e ka bërë të ditur datën e lansimit të linjës së re të laptopëve Gram, por do t'i prezantojë pajisjet gjatë panairit CES 2020, nga 7 deri në 10 janar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme