Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Nokia 2.3 është telefoni më i ri Android One

Nokia e ka prezantuar Nokia 2.3, telefonin e vet më të ri Android One, i cili bie në segmentin buxhetor dhe do të shitet me një çmim prej 109 €.

Nokia 2.3 është telefon i thjeshtë i bërë nga polimeret. Në pjesën e përparme të pajisjes është një ekran 6.2 inçësh, 720p me notch. Në pjesën anësore ndodhet butoni i dedikuar për Google Assistant. Pjesa e pasme është bërë nga materiali 3D me nano-teksturë, ndërsa pajisja do të jetë në dispozicion në variantet Cyan Green, Sand dhe Charcoal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Telefoni e përdor çipsetin MediaTek Helio A22, 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të zgjerueshme për ruajtje, shkruan KOHA Ditore. Dy kamera janë të pranishme në pjesën e prapme, me sensor kryesor 13MP f2.2 dhe sensor të thellësisë prej 2MP. Në pjesën e përparme është kamera për selfie 5MP f2.4, e cila gjithashtu e mbështet face unlock.

Nokia 2.3 ka bateri prej 4000mAh, për të cilën kompania pretendon se i ofron dy ditë punë me një mbushje. Sistemi operativ është Android One (Android 9), ndërsa Nokia i premton dy vjet azhurnime të Androidit dhe tre vjet azhurnime mujore të sigurisë.