Me lansimin e iPhone 11, gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar bateritë më të mëdha në serinë e re me kënaqësinë dhe lavdërimin e shumë përdoruesve të saj.
Jetëgjatësia e baterisë në iPhone ka qenë disi e vazhdueshme ndër vite dhe shumë përdorues janë befasuar kur iPhonët e rinj sollën një ndryshim të konsiderueshëm në jetëgjatësinë e baterisë, shkruan ubergizmo.
Nëse planifikoni që të blini iPhonët e 2020-s, sipas një raporti nga “The Elec”, këta iPhonë pritet të vijnë me bateri edhe më të madhe se iPhonët e sivjetmë, transmeton Koha.net. Në raport thuhet se Apple pritet të përdor një modul mbrojtës të baterisë i cili me sa duket do të jetë 50 për qind më i hollë dhe më i vogël sesa moduli aktual.
Si rezultat, kjo do të lërojë mjaft hapësirë brend vet telefonit, e cila mund të shfrytëzohet për të prezantuar baterinë më të mëdha.
iPhonët e 2020-s, po ashtu, raportohet se do të vijnë me skaner për gishta të vendosur nën ekran së bashku me mbështetje për rrjetin 5G.