Tech

iPhone 11 Pro mbledh të dhëna për lokacionin edhe nëse nuk ia lejoni këtë

iPhone 11 Pro mbledh të dhëna për lokacionin edhe nëse nuk ia lejoni këtë

Apple e ka publikuar versionin iOS 13 të softuerit, të karakterizuar nga konfigurimet e përmirësuara të privatësisë. Megjithatë, softueri ende mund ta gjurmojë lokacionin e përdoruesit, edhe kur opsioni për Location Services është i fikur për të gjitha aplikacionet dhe shërbimet. iPhone 11 Pro vazhdon ta njoftojë modulin e tij GPS se po mbledh të dhëna për lokacionin dhe këtë as që e fsheh, raporton GSMArena.

Sipas të dhënave nga polisa Apple Privacy, telefoni do t’ia dërgojë periodikisht lokacionin e gjeo-taguar hotspoteve dhe kullave të afërta Wi-Fi, në formë anonime dhe të enkriptuar, shkruan KOHA Ditore. Kompania Apple thekson se kjo mund të pamundësohet në mënyrë sistemore për secilin aplikacion veç e veç.