Vëllai i mafiozit të famshëm Pablo Escobar, Roberto ka lansuar një smartfon të palosshëm me çmim shumë të lirë.
Roberto, vëllai i ‘mbretit’ të drogës Pablo Escobar ka emërtuar këtë smartfon të palosshëm, “Escobar Fold 1”, transmeton Koha.net.
I ngjashëm me smartfonin e palosshëm të Samsungit, Fold, Escobar Fold 1 ka një ekran fleksibil i cili i lejon përdoruesit që ta përdorin atë edhe si smartfonë edhe si tablet.
Edhe pse duket sikur ka dashur të konkurrojë me Samsungun, Roberto Escobar thotë se dëshiron që të mposhtë kompaninë Apple.
{gallery}
“U kam thënë shumë njerëzve se unë do ta mund Apple dhe do ta bëjë. Unë kam bërë smartfonë të palosshëm i cili do të shitet me një çmim prej vetëm 349 dollarë, smartfonët e palosshëm të Samsungut e të tjerëve kushtojë mijëra dollarë. Ky është qëllimi im, ta mund Apple”, ka thënë Escobar për Digital Trends.
Ai gjithashtu ka thënë se dëshiron që të ngritë një padi kundër Apple në vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.
“Ata janë mashtrues, dhe ne jemi duke përgatitur një super padi”, ka thënë Escobar.
“Ata janë duke i tradhtuar njerëzit dhe duke i shitur telefon që nuk vlejnë asgjë, me çmime shumë të larta. Avokati im është gati qe një kohë të gjatë, por para se t'i padisë ata dhe t'ua kthejnë paratë njerëzve të cilët e meritojnë atë, unë dua t'u tregoj atyre se produkti im është shumë më i mirë. Më 6 janar të vitit të ardhshëm, 2020, padia 30 miliardë dollarëshe do të paraqitet në gjyqin e Californisë në SHBA. Ne dëshirojmë që Apple që tua thënë njerëzve fitimin e tyre ilegal. Unë do të ju siguroj për një gjë të tillë. Unë kam shpenzuar mbi 1 milionë dollarë vetëm për avokat që të nisin padinë”, ka shtuar ai.
Smartfoni i tij, Escobar Fold 1 ka sistemin operativ Android 9.0, procesorin Octa-Core 2.8Ghz Snapdragon 8CPU, dy kamera, njëra 16mp e tjetra 20 si dhe ekranin AMOLED FHD+ 7.8 inç.
Roberto për reklamimin e Escobar Fold 1 ka zgjedhur disa femra me të brendshme.