Tech

Kërkohet njohja e fytyrës për regjistrimin e kartës telefonike

 

Pekin, 2 dhjetor – Për një kontratë të re telefonike autoritetet kineze do të kërkojnë tani njohjen e fytyrës për të bërë regjistrimin, transmeton atsh njoftimet.

Masa, e parashikuar në shtator nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, synon të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime të qytetarëve në internet.