Tech

Huawei do të shpërblejë punonjësit që gjejnë produkte alternative nga ato amerikane

Huawei do të shpërblejë punonjësit që gjejnë produkte alternative nga ato amerikane

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Huawei, do të shpërblejë me 2 miliardë juanë ose rreth 260 milionë euro, punonjësit që ndihmojnë kompaninë të gjejë produkte alternative që do të ndihmojnë në kapërcimin e pengesës së vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kjo kompani ishte përfshirë në listën e zezë të tregtisë amerikane në muajin maj, duke e bërë të vështirë blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga kompanitë amerikane.