Tech

Facebooku e korrigjon gabimin që e ndez kamerën automatikisht

Descriptive Text

Derisa përdoruesi në aplikacionin iOS është duke shikuar video ose foto që e ka bërë, kamera mund të aktivizohet në mënyrë të pavarur në prapavijën e ekzekutimit të aplikacionit kryesor. Disa përdorues përmes Twitterit raportuan se ndërsa po shikonin video dhe më pas e rrotulluan pajisjen në pozitën horizontale në mënyrë që të mund ta shihnin Facebook/Instagram Story në formë të ekranit të ndarë, pas kësaj, pasi që pajisjen e kthyen përsëri në portrait mode, kamera Story do të aktivizohej vetë, raporton CNet.

Facebooku e pranoi ekzistimin e këtij problemi, duke sqaruar se bugu ishte bërë në një aplikacion të iOS gjatë përpjekjes të riparimit të një tjetër gabimi kur aplikacioni po e aktivizonte gabimisht modin horizontal, shkruan KOHA Ditore. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se gjatë ekzistimit të këtij lëshimi, nuk u paraqitën përmbajtje të karakterit komprometues. Korigjimi tashmë i është dërguar Apple.

Mund t’i imagjinoni pasojat e këtij lëshimi, kur kamera të fillojë ta regjistrojë përdoruesin në sfondin e aplikacionit, i cili aktualisht është ekzekutuar pa dijeninë e tij...