Samsung Galaxy A71 i ri vjen me rrjetin 5G Foto: GSM Arena

Samsung Galaxy A71 i ri vjen me rrjetin 5G

11 November 2019 13:52

Me përparimin e teknologjisë 5G, prodhuesit e smartfonëve kanë filluar të zhvillojnë pajisjet që ofrojnë mbështetje për rrjetin 5G, dhe Samsungu do të jetë një nga të parët që do të ofrojë një pajisje të tillë.

Sipas disa burimeve, Galaxy A71 i ardhshëm i Samsungut do të jetë një pajisje me 5G. Një numër modeli gjithashtu është shfaqur për të konfirmuar ekzistencën e këtij smartfoni.

Smartfoni i ri, me numër të modelit SM-A716B, është shfaqur në internet dhe sugjeron që është një version për tregun kinez. Kjo ka kuptim pasi Kina është tregu me sistemin më të madh të rrjeteve aktive 5G dhe është gjithashtu e përshtatshme për të sjellë një smartfon 5G.


Lexoni edhe: 

Derisa shumica ende “ëndërron” për rrjetin 5G, kinezët kanë filluar zhvillimin e 6G


Është e mundur që versioni global i Galaxy A71 do të vijë së shpejti.

Samsung Galaxy A71 besohet se do të vijë me procesor më të ri Exynos 980, i cili i përket rangut të mesëm dhe ofron mbështetje për rrjetin 5G përmes Wi-Fi 6./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme