Tech

Ekipi i Kosovës ndër garues të robotikës të 200 vendeve në Dubai

Ekipi i Kosovës ndër garues të robotikës të 200 vendeve në Dubai

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ekipin që do ta përfaqësojë vendin në garën ndërkombëtare të robotikës “First Global Challenge”, ekip i cili është përgatitur dhe trajnuar në ambientet inovative të UBT-së.

Më këtë rast, presidenti Thaçi u ka dëshiruar sukses studentëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë garë në mesin e rreth 200 vendeve nga bota, e që sivjet mbahet në Dubai, më datë 24-27 tetor.