Tech

Telefoni fleksibil Huawei Mate X 2 me laps stylus

Huawei Technologies e ka paraqitur kërkesën për patentë në shkurt të vitit 2019 tek USPTO (United States Patent and Trademark Office) për një "Pajisje elektronike".

Më 26 shtator 2019 patenta u listua në bazën e të dhënave të organizatës WIPO (World Intellectual Property Office) raporton LetsGoDigital.

Patenta e paraqet një telefon fleksibil/të palosshëm, i cili mund të krahasohet me modelin tashmë të prezantuar Huawei Mate X, shkruan KOHA DItore. Këtë herë, Huawei e ka futur një pjesë të ndarë në pjesën e poshtme, ku mund të vendoset lapsi stylus. Ky sektor është i vendosur në shiritin anësor, ku është i integruar edhe sistemi i kamerave. Modeli aktual Mate X e ka një port USB-C në këtë vend.

Image

Si duket Huawei qartazi synon ta përsosë dizajnin e modelit aktual Mate X. Duke pasur parasysh që telefonat fleksibil e kanë një sipërfaqe më të madhe të ekranit sesa telefonat e zakonshëm, shtimi i lapsit të mençur është padyshim një dimension i ri për Mate X 2.

Mund të shpresojmë që implementimi i stylusit nuk do ta rrisë ndjeshëm çmimin e telefonit, pasi që çmimi i sugjeruar me pakicë për Mate X është 2300 euro.

Ende nuk dihet se kur mund të pritet lëshimi i patentës së pajisjes, duke pasur parasysh që ende na pret lansimi zyrtar i modelit Huawei Mate X.