Kërkimi i internetit ndihmon në gjetjen e lehtë të videoklipeve, por nuk është shumë i dobishëm nëse po e kërkoni një segment të caktuar të videos. Google tani dëshiron t’i ndihmojë përdoruesit duke i shënjuar momentet specifike në video, dhe kjo bazohet në sugjerimet (timestamp) e siguruara nga krijuesi i videos.
Fillimisht, indeksimi i videos do të jetë në dispozicion vetëm për kërkimet në gjuhën angleze, të cilat i përfshijnë videot në YouTube. Google i inkurajon përdoruesit dhe krijuesit e videove që në klipet e tyre t’i shtojnë timestampet.
Sidoqoftë, Google nuk mbështetet vetëm në timestampet në përshkrimet e videove, shkruan KOHA Ditore. Kompania po bën thirrje edhe për shtimin e të dhënave të strukturuara në video për të ndihmuar me kapërcimin e përmbajtjes, ndërsa CBS Sports dhe NDTV së shpejti do të ofrojnë kërkim të avancuar.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
YouTube në televizor bën ndryshimin që nuk do t’u pëlqejë përdoruesve
-
YouTube do t’ua mundësojë prindërve ta ndalojnë “scrollin” pa fund për adoleshentët
-
Kriteri i referimit po nxit lojë më të shpejtë në Botëror
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje