Faqja e Facebookut “Vets for Trump” e cila kishte plot 100 mijë ndjekës është vjedhur nga një biznesmen nga Maqedonia e Veriut. “Vets for Trump” ishte një faqe e cila që në krijimin e saj përdorej nga ish anëtarë të shërbimit amerikan, mbështetës të Donald Trump.
Në faqe diskutohej për çështjet e veteranëve si dhe shpërndaheshin meme konservatore. Në mars faqja u hakua nga biznesmeni nga Maqedonia e Veriut, duke bërë që ndjekësit e faqes të shikonin se ajo ishte nën një kontroll të huaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersonat që kishin faqen bënë ankesa tek Facebook për vjedhjen e saj, por për muaj të tërë Facebooku nuk veproi. Tani ajo u është rikthyer pronarëve fillestarë.
Vjedhja e faqes së njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila nuk është raportuar më herët nënvizon edhe një herë se paratë, politika dhe dezinformacionet në internet mbeten thellësisht dhe shpesh të përfshira në mënyra jotransparrente dhe kjo vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Pavarësisht premtimeve ndër vite nga zyrtarët qeveritarë dhe kompanitë e teknologjisë për luftimin e problemeve të tilla prapë rreziku është prezent dhe mundësia e mashtrimit është shumë e lartë/TCH.