Tech

LG ofron projektorin 4K UHD CineBeam me çmim më të lirë

Gjatë ngjarjes CEDIA 2019, LG e ka prezantuar projektorin e ri 4K UHD CineBeam, së bashku me modelin e vet “short-throw”. Projektori nuk është i aftë të projektojë fotografi të mprehtë në vetëm 7.2 inç si një model me rreze të shkurtër, por gjithashtu nuk kushton 6000 dollarë. Çmimi i blerjes me pakicë i modelit 4K UHD CineBeam është 1800 dollarë, raporton Engadget.

LG thekson se projektori i ri CineBeam (modeli HU70LA) ka dizajn kompakt dhe mund të shfaq fotografi në rezolucionin 3840 x 2160p, në një madhësi deri në 140 inçësh, shkruan KOHA Ditore. Projektori ka ndriçim prej 1500 ANSI lumenë, si dhe mbështetje për teknologjitë HDR10 dhe TruMotion.

Përveç kësaj, pajisja ka kontroll të integruar të zërit përmes Google Assistant, si dhe funksionim të përmirësuar të zoomimit, me çfarë ju mundëson ta modifikoni madhësinë e ekranit pa e lëvizur vendndodhjen e projektorit. Projektori i ri LG 4K UHD CineBeam do të jetë në dispozicion nga tetori.