Tech

Shitjet e iPhone në rënie për tremujorin e tretë radhazi

Shitjet e iPhone në rënie për tremujorin e tretë radhazi

Vetëm disa orë para prezantimit të modeleve të reja të iPhone, Canalys e ka publikuar një raport interesant i cili sugjeronte që Apple është në një situatë të pakëndshme. Për tremujorin e tretë me radhë, shitjet e iPhone kanë qenë në rënie, ndërsa shitjet në nivel vjetor janë në një rënie prej 13 për qind. Kjo do të thotë që gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 janë livruar 36 milionë iPhone, raporton GSMArena.

IPhone XR më i përballueshëm vazhdon të arrijë rezultate dukshëm më të mira sesa modelet premium, me livrim të 47 milionë njësive midis tetorit 2018 dhe qershorit 2019, shkruan KOHA Ditore. Nga ana tjetër, iPhone XS dhe XS Max gjatë periudhës shtator 2018 – qershor 2019 kanë pasur livrime prej 20 dhe 28 milionë njësi.