Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pas lansimit të iPhone 11, Apple ndërpret shitjen e iPhoneve të lansuar një vit më parë

Apple dje ka lansuar iPhone, iPad e Apple Watch të ri ndërsa menjëherë ka ndërprerë disa pajisje më të vjetra nga shitja.

Derisa paraporosit e iPhone 11 të ri tashmë kanë filluar, në ueb faqen e Apple tashmë janë hequr iPhone XS e XS Max, që të dy të lansuar vetëm një vit më parë, transmeton koha.net.

Ndërsa iPhone XR, i cili u lansua në të njëjtën kohë me XS e XS Max ende mund të porositet.

iPhone 7, i cili u lansua në 2016-ën, është hequr po ashtu, iPadi 9.7 inçësh është zëvendësuar me modelin 10.2 inç e Apple Watch ka zëvendësuar Serinë 4 të saj.

iPhone 11 e gjenerata e shtatë e iPadit do të dalin në shitje më 30 shtator ndërsa Apple Watch Seria 5 me 20 shtatorë.

Edhe Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17 Tech Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17

Apple gjithashtu do të lansoj sistemin operativ të ri iOS 13 për iPhone, më 19 shtator.

iPhone 8 tani është iPhone më i lirë në treg, për 450$ ndërsa iPhone i ri fillon nga 699$, iPhone 11 Pro për 999$ ndërsa ai iPhone 11 Pro Max për 1,099 dollarë.