Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Themeluesi i Alibabas dorëhiqet në 55-vjetorin e lindjes, i kushtohet filantropisë

Jack Ma, miliarderi që nisi tregtinë elektronike në Kinë, do tërhiqet zyrtarisht sot nga posti i kryetarit ekzekutiv të Alibaba.

Bashkëthemeluesi i perandorisë së ‘Alibaba’ po feston daljen në pension me një festë të madhe të zhvilluar në një stadium me përmasa olimpike në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou.

Pas dy dekadash, ku ktheu Alibaba-n në një biznes prej 460 miliardë dollarësh, Ma tani do përqendrohet në filantropi, transmeton Dita raportimet.

Ai ngriti fondacionin Jack Ma Foundation në vitin 2014 dhe u shpreh se u frymëzua nga Bill e Melinda Gates për të bërë bamirësi.

“Para se të mbush 70 vjeç, unë mund të bëj diçka në fusha të tjera si arsimi,”-tha Ma në një event të Alibaba shtatorin e kaluar.

Edhe Miliarderi kinez Jack Ma shfaqet për herë të parë publikisht pas disa muajsh Botë Miliarderi kinez Jack Ma shfaqet për herë të parë publikisht pas disa muajsh

Ma njoftoi qëllimin e tij për të dhënë dorëheqjen një vit më parë.

Edhe pas largimit nga drejtimi dhe bordi i lartë i Alibaba, ai pritet që do vazhdojë të jetë pjesë e së ardhmes së kompanisë gjatë gjithë jetës së tij përmes anëtarësimit të tij në Alibaba Partnership, një grup prej 36 personash që mund të emërojnë shumicën e drejtorëve në bord.

Ai gjithashtu mban 6.22% të kompanisë.

Si një anëtar i Partisë Komuniste, Ma është sipërmarrësi më i famshëm i Kinës dhe me një pasuri prej afro 40 miliardë dollarë, njeriu më i pasur i vendit.

Edhe “Zhdukja” e themeluesit të “Alibaba”-s shpërfaq frikën e Kinës Botë “Zhdukja” e themeluesit të “Alibaba”-s shpërfaq frikën e Kinës

Por gjithashtu është ish-mësues i gjuhës angleze dhe shpesh ka folur për pasionin e tij për arsimim.

Data që Ma zgjodhi të tërhiqej zyrtarisht, 10 shtatori, është Dita e Mësuesve në Kinë. Por edhe 55-vjetori i lindjes së tij.