King’s Cross bën thirrje për ligje të reja për “njohjen e fytyrës”

King’s Cross bën thirrje për ligje të reja për “njohjen e fytyrës”

23 August 2019 15:44

Është një presion në rritje për më shumë detaje në lidhje me përdorimin e njohjes së fytyrës në King’s Cross në Londër, i cili do të zbulohet pasi që një monitorues media e përshkroi atë si “alarmante”.

Zhvilluesi “Argent” ka konfirmuar se kompania e përdor teknologjinë për ta “ofruar sigurinë publike”, por nuk zbuloi detaje.

Kjo e shtron çështjen se si monitorohet toka private e përdorur nga publiku.

Komisari i biometrikës në Britani të Madhe tha se Qeveria duhet t’i azhurojë ligjet rreth teknologjisë, shkruan “Koha Ditore”. Kompania “Argent” është përgjegjëse për një vend prej 67 hektarësh afër stacionit të King’s Cross.

Ndërsa toka është në pronësi private, ajo është përdorur gjerësisht nga publiku dhe është vend i një numër dyqanesh, kafehanesh dhe restorantesh, si dhe hapësirash të konsiderueshme zyrash ku qiramarrës janë Google dhe Central Saint Martins College, ndër të tjerët.

Asgjë nuk sugjeronte që njohja e fytyrës ishte në përdorim derisa fakti u zbulua nga Financial Times.

Komisari i biometrikës në Mbretërinë e Bashkuar, prof. Paul Wiles ka bërë thirrje që Qeveria të marrë masa për përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës nga sektori privat, si dhe nga zbatimi i ligjit.

Njohja e fytyrës nuk bie nën kompetencën e tij, sepse legjislacioni aktual e njeh vetëm ADN-në dhe gjurmët e gishtërinjve si biometrikë.

Ndërsa kompania “Argent” e ka mbrojtur përdorimin e vet të teknologjisë, ajo ka refuzuar vazhdimisht të shpjegojë se çfarë është sistemi, si është përdorur ai dhe sa kohë ka qenë në funksion.

“Nuk e kam asnjë ide se çfarë po përpiqen të bëjnë në King’s Cross”, tha prof. Wiles për BBC.

“Nuk ka asnjë kuptim të kesh teknologji të përputhjes së fytyrës nëse nuk e përputhni atë me një lloj baze të dhënash - tani cila është ajo bazë e të dhënave?

“Është alarmante nëse ata e kanë ndërtuar bazën e të dhënave të tyre apo e kanë marrë nga diku tjetër.

“Ekziston një bazë e të dhënave policore në të cilën shpresoj shumë se ata nuk kanë qasje”.

“Historikisht një zonë si ajo do të kishte hapësirë publike të qeverisur nga kontrolli publik dhe legjislacioni,” shtoi Prof. Wiles.

“Tani një pjesë e madhe e kësaj hapësire përcaktohet si private, por në të cilën publiku ka qasje”.

Silkie Carlo, drejtoreshë e grupit të lirive civile “Big Brother Watch”, tha se ajo e kishte identifikuar një kamerë Avigilon H4 në King’s Cross e cila, sipas uebfaqes së saj, vjen me “një motor kërkimi të sofistikuar me inteligjencë artificiale (AI) për kërkimin e videove”, i cili e mundëson identifikimin e shpejtë të një personi ose automjeti specifik.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme