Tech

Patentohet konzola e re PlayStation - Sony PS5?

Foto: Let's Go Digital

Sipas informacioneve më të fundit, kompania e njohur e teknologjisë Sony ka zbuluar dizajnin e mundshëm të konzolës më të re PlayStation 5, e cila pritet të arrijë vitin e ardhshëm.

Uebfaqja LetsGoDigital ka zbuluar patentën nga agjencia braziliane për certifikim – INPI. Patenta përmban skicën e shpikjes së re e cila duket si një konzolë për vide-lojëra (gaming).

Skica është pjesë e Yasuhiro Ootorit, drejtor teknik i Sonyt. Ai ka qenë i lidhur edhe me harduerin e mëparshëm të PlayStationit, transmeton Koha.net. E njëjta patentë është e regjistruar edhe në bazën e të dhënva WIPO, nën klasën Class 14.02, e cila i kyç pajisjet e tilla si “pajisjet e përpunimit të të dhënave”.

{gallery}

Vetë dizajni i pajisjes së re duket sikur një Gaming PC. Siç mund të shohim nga skica, konzola e re e Sonyt ka disa vende (slot) për shpërndarjen e nxehtësisë ndërsa për hapësirën në formë të shkronjës “V”, shumica e konsiderojnë si shenjë se fjala është për konzolën konzolën e 5-ë PlayStation në linjë.

Konzola PlayStation, po ashtu, ka edhe disa porte në pjesën e përparme si dhe një hapësirë për futjen e disqeve (CD-ve ose DVD-ve).

Të gjitha këto informacione dhe kjo patentë ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht e as se në të vërtetë po bëhet fjalë për konzolën PlayStation 5. Mund të jetë e mundur që kjo të jetë paketa “PS5 Developement”, e cila angazhon programerët e video-lojërave dhe në të cilën konzola e vërtetë mund të jetë e bazuar.