Xiaomi Mi 9T Pro në Evropë vjen si Redmi K20 Pro me çmim 399 euro Foto: GSM Arena

Xiaomi Mi 9T Pro në Evropë vjen si Redmi K20 Pro me çmim 399 euro

22 August 2019 09:33

Ashtu siç pritej, kompania gjigante kineze e teknologjisë Xiaomi e ka zyrtarizuar modeli Mi 9T Pro për tregjet evropiane.

Ky smartfon në Evropë vjen si Redmi K20 Pro, shkruan gsmarena.

Mi 9T Pro do të jetë në dispozicion për shitje në dyqanet zyrtare online të kompanisë në shtetet evropiane ku Xiaomi është prezent, e po ashtu edhe në Amazon.

Smartfoni i ri për Evropë do të kushtojë 399 euro për versionin me 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Nëse dëshironi memorie të brendshme prej 128 GB, atëherë do të duhet të paguani 449 euro. Vetëm modelet me ngjyrë të kuqe dhe të zezë do të ofrohen fillimisht.

Image

Në Spanjë tashmë mund ta rezervoni në Mi.com dhe shitja e parë do të fillojë më 26 gusht. Në Amazon mund ta para-porosisni nëse dëshironi. Në Itali, modeli me ngjyrë të kuqe do të jetë ekskluziv në Mi.com, ku shitja do të fillojë po ashtu më 26 gusht ndërsa dërgesat e para do të fillojnë më 2 shtator. Në Francë, smartfoni i ri do të shitet me çmim prej 429.90 euro me përcjellësin e fitnesit Mi Smart Band 4 falas për 200 blerjet e para. Modeli 6 GB/128 GB kushton 449.90 euro sikurse në shtetet tjera dhe për dy versionet dërgesat do të fillojnë më 26 gusht.

Image

Gjithashtu, Xiaomi Mi 9T Pro vjen me ekran 6.39-inç AMOLED me rezolucion prej 1,080 x 2,340 pikselë dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass 5, tre kamera në pjesën e pasme (48 + 8 + 13 megapikselë) dhe kamerën e përparme me mekanizëm ‘pop-up’ prej 20 megapikselë, procesorin Snapdragon 855, skanerin për gishta nën-ekran, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë prej 27 W. Po ashtu, Mi 9T Pro punon me sistemin operativ Android 9 Pie me ndërfaqen e përdoruesit MIUI 10.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme