Tech

Shqipëria në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë në Silicon Valley

Shqipëria në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë në Silicon Valley

“GjejZâ” është aplikacioni i grupit D3c0ders, përfaqësuar nga 3 vajza gjimnaziste që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara, me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet në konkursin Technovation Challenge në Silicon Valley, San Francisco këtë muaj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka uruar suksese tre gjimnazisteve, Deas, Arlës dhe Jonadës që për herë të parë kanë çuar Shqipërinë në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë. Sipas ministres, gjimnazistet shqiptare përmes aplikacionit të tyre prekin një temë të ndjeshme siç është dhuna ndaj grave dhe vajzave.