Sipas raportimit të “evLeaks”, bateritë me grafen, shtresë e grafitit, janë në horizont.
Raportohet se Samsungu është duke punuar në bateritë alternativë të litium-jonit, dhe kompania po shpreson që një telefon të tillë ta lansojë më 2020 ose 2021.
Një bateri e tillë do të mund të mbushte plotësisht telefonin për më pak se gjysmë ore.
Avantazh tjetër konsiderohet edhe pesha më e lehtë, por edhe fleksibiliteti i grafenit.