Xiaomi mund të lansojë monitorin e lakuar 34-inçësh QHD+ për ‘gaming’ në nëntor

Xiaomi mund të lansojë monitorin e lakuar 34-inçësh QHD+ për ‘gaming’ në nëntor

11 August 2019 20:44

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Xiaomi, sipas raportimeve më të fundit do të lansojë monitor “eSports” për ata që luajnë video-lojërat e kategorisë së lartë.

Raportimet tregojnë se kompania mund të jetë duke punuar në një ekran të ri të lakuar 34-inçësh “eSports” i cili mund të jetë i dedikuar për lojtarët e video-lojërave (‘gamers’) dhe se planifikon ta lansojë në muajin nëntor, shkruan ubergizmo, transmeton Koha.net. Nuk janë zbuluar shumë detajet rreth këtij monitori, përveç madhësisë së tij dhe po ashtu se si mund të vijë me shkallë të rifreskimit prej 144 Hz.

Gjithashtu, raportohet se monitor i ri mund të ketë rezolucionin QHD+ me sipërfaqe të ekranit në raport prej 21:9.

Ky monitor nuk është pajisja e parë me të cilën Xiaomi ka hyrë në fushën e “gamingut”. Kompania më parë ka lansuar laptopin e saj Mi Gaming 2019, si dhe ka disa brende nën ombrellën e saj, të tilla si Black Shark, smartfoni për gaming.

Me sa duket, Xiaomi ka paraparë se kërkesa për monitorë të tillë po ngadalësohet si dhe mendon se është ide e mirë të hyjë aty ku mund të mbulojë boshllëkun me çmime të ulëta.

Produktet e Xaiomit, zakonisht janë të njohur disi si të përballueshme kështu që pritet që edhe monitori i ri i lakuar 34-inçësh të jetë po ashtu i përballueshëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme