Pasardhësi i Samsungut i orës së mençur Galaxy Watch Active tani është vërejtur në certifikimin FCC, së bashku me disa foto dhe karakteristika, raporton GSMArena.
Pajisja e ka numrin e modelit SM-R830, dhe i referohet versionit prej 40mm. Bazuar në skica, do të ekzistojë edhe një version i orës së mençur nga çeliku i pandryshkshëm. Po ashtu, pritet edhe versioni me madhësi prej 44mm, si dhe modeli me mbështetje LTE.
Fotot tregojnë se Watch Active 2 për nga dizajni do të jetë i ngjashëm me orën Galaxy Watch Active, shkruan KOHA Ditore. Është vërejtur One UI i Samsungut nëpërmjet OS-it Tizen, gjë që e paraqet një mbështetje softuerike për orët. Interfejsi gjithashtu e tregon një hapësirë të ruajtjes prej 4GB.
Më herët janë shfaqur specifikimet për Galaxy Watch Active 2, të cilat e përmbajnë një ekran 1.2 inçësh Super AMOLED në modelin prej 44mm dhe një ekran 1.4-inçësh Super AMOLED në një model më të madh prej 44mm. Të dy ekranet mbrohen nga Gorilla Glass DX+ dhe kanë rezolucion prej 360 x 360p.

Orët e mençura janë të pajisura me çipsetin Exynos 9110 dhe do t’i kenë 768MB RAM në variantin Bluetooth dhe 1.5GB RAM në variantin LTE. Modeli prej 40mm e ka një bateri prej 247mAh, ndërsa modeli 44mm do të ketë bateri prej 340mAh.
Pritet që orët e mençura Samsung Galaxy Watch Active 2 do të mund të prezantohen së bashku me linjën Galaxy Note 10 gjatë ngjarjes Unpacked që është planifikuar për 7 gusht.