Shfaqen fotografitë e Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL

Shfaqen fotografitë e Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL

21 July 2019 19:10

Tashmë dihen disa detaje në lidhje me Pixel 4 të Googlet dhe tani janë shfaqur fotografitë e reja të këtij smartfoni.

Gjithashtu, janë shfaqur edhe disa fotografitë e Pixel 4 XL të cilat na tregojnë se çfarë mund të ketë ky smartfon.

Nuk ka shumë dallime mes këtyre dy smartfonëve. Pixel 4 paraqet versionin më të vogël të Pixel 4 XL dhe nuk ka prerje apo hapësirë për kamerën e përparme, transmeton Koha.net. Fotografitë e publikuara, megjithatë, janë të bazuar në spekulimet dhe informatat e zbuluara deri më tani.

Përveç fotografive, edhe uebfaqja “Ice Universe” po ashtu ka publikuar fotografitë në të cilat shihet dizajni i ekranit të Pixel 4 dhe Pixel 4 XL. Ato zbuluan tre prerje (notch) për kamerën në anën e majtë – dy për sensorë standard dhe njëri për sensorin e avancuar për identifikimin e fytyrës.

Sipas disa spekulimeve, thuhet se Google do të implementojë projektin “Soli”. Fjala është për teknologjinë e cila regjistron lëvizjet dhe gjestet në mënyrë të saktë. Ky projekt është prezantuar për herë të parë në vitin 2015.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme