Tech

Keystone mund të sjellë revolucion në tastierat mekanike

Një nga avantazhet e tastierës mekanike është qëndrueshmëria, ndërsa butonat tipikë për tastierat mekanike janë në gjendje të zgjasin për më shumë se një milion shtypje. Megjithatë, teknologjia që qëndron prapa këtyre butonave nuk ka ndryshuar gjatë viteve, ndërsa Input Club dëshiron ta ndryshojë këtë, raporton “Ubergizmo”.

Kompania paralajmëroi kohët e fundit Keystone, një lloj të ri të tastierës mekanike e cila mund të sjellë revolucion në industri. Arsyeja për këtë është se Keystone përdor switche Hall Effect, të cilat mbështeten në një magnet brenda switchit, shkruan KOHA Ditore. Në krahasim me këtë, switchët standardë mbështeten në kontaktet me metal të lakuar.

Me switchet Hall Effect, ideja bazohet në faktin se varësisht se sa fort shtypet butoni - input/hyrja është e ndryshme. Tani për tani, projekti tingëllon si një ide interesante, por mbetet të shihet se si do të zbatohet në punën reale.

Keystone është planifikuar për lansim në vitin 2020 dhe aktualisht është në Kickstarter, ku po grumbullon mjete për prodhim.