Tech

Amazon, perandoria 25 vjeçe e Bezos

 

Seattle, 5 korrik – Në fillim quhej Cadabra: ky ishte emri i zgjedhur nga 30-vjeçari Jeff Bezos për portalin e blerjeve online, që në dëshirat e tij duhej të bëhej si në botën magjike, magjia që evokohej nga termi “abracadabra”.

Ishte 5 korriku i vitit 1994 dhe Bezos kishte lënë punën e tij në Wall Street për të fluturuar me gruan e tij, MacKenzie në Bregun Perëndimor dhe për të sjellë ëndrrat e tij në jetë, në një apartament në qytetin e Seattle.