Tech

Huawei thotë se sanksionet amerikane “dëmtojnë” miliarda klientë

Foto: Reuters
 

Vendimi i SHBA-së për të vënë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei në listën e zezë tregtare “vendos një precedent të rrezikshëm”, që do të dëmtojë miliarda klientë, tha një zyrtar i lartë i kompanisë.

Duke folur në një konferencë për media, shefi ligjor i kompanisë, Song Liuping tha se ndalimi i tregtisë do të "dëmtonte drejtpërdrejtë" kompanitë amerikane si dhe do të prekte vendet e punës.