Tech

Hakerët hakmerren për Assange, 40 milionë sulme kibernetike në Ekuador

Numri i sulmeve të hakerëve në institucionet e qeverisë ekuadoriane është dyfishuar dhe arriti në 40 milionë që kur vendi hoqi azilin për themeluesin e Wikileaks Julian Assange, i cili u arrestua më pas.

Zëvendësministri i Telekomunikacionit të Ekuadorit, Patrisio Real, u tha gazetarëve se pas arrestimit të Assange të enjten, kishte 40 milionë sulme kibernetike në faqet e Presidencës ekuadoriane, Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.