Logitech e ka prezantuar zyrtarisht serinë e vet të kufjeve Zone, të dizajnuara për hapësira zyrash të llojit të hapur dhe të dizajnuara për t'u marrë me problemet që janë të zakonshme në këto mjedise operative, përcjell Neowin.
Në hapësirat ku është potencialisht një numër i madh njerëzish që flasin në të njëjtën kohë, heshtja e zhurmës është një zgjidhje e dukshme. Kufjet Zone gjithashtu e përfshijnë ngufatjen aktive dhe pasive të zërit në prapavijë, ndërsa opsioni aktivizohet nëpërmjet butonave në fund të kufjes. Ngufatja pasive e zhurmës arrihet përmes mënyrës nëpër të cilën kapakët e kufjeve vendosen mbi veshët e përdoruesit.

Një problem tjetër me të cilin njerëzit në mjedis të hapur përballen është rehatia, dhe kufjet Logitech Zone e adresojnë këtë problem. Kufjet kanë kapakë të rehatshëm, të bëra me materiale të buta prej lëkure dhe silikoni. Jetëgjatësia e baterisë është 15 orë apo 14 orë me opsionin e zbehjes së zhurmës.
Kufjet Zone janë gjithashtu të dizajnuara për të punuar në kompjuterë dhe në pajisje mobile. Ato lidhen me telefon nëpërmjet Bluetoothit, në kompjuter nëpërmjet Bluetoothit ose USB-së. Teknologjia Easy-Switch ndihmon në kalimin e lehtë në mes të pajisjeve, shkruan KOHA Ditore.
Kufjet gjithashtu e mbështesin mbushjen wireless Qi, ndërsa dizajni i palosshëm mundëson që ato të lidhen me çdo mbushës wireless.
Logitech i prezantoi dy modele të kufjeve - Zone Wireless dhe Zone Wireless Plus, të cilat do të jenë në dispozicion në prill me çmime prej 200 dhe 250 dollarë.