Tech

Oppo Reno me Snapdragon 855 do të ketë ftohje të lëngshme

Oppo është duke u përgatitur për lansimin e telefonit Reno, i cili përmban zoom 10x, ndërkohë që pritet disa versione të kësaj pajisjeje. Një nga variacionet që do ta karakterizojë telefonin, i referohet edhe çipsetit, por si duket telefonat e ndryshëm kanë metoda të ndryshme të largimit të nxehtësisë, raporton GSMArena.

Sipas Brian Shen, nënkryetar i kompanisë Oppo, telefoni premium me çipset Snapdragon 855 do të përdorë tub bakri dhe ftohje të lëngshme.

Ata që përcaktohen për Oppo Reno me çip Snapdragon 710, do ta kenë mundësinë të përdorin xhel ose një lloj paste termike për ta parandaluar tejnxehjen e telefonit gjatë shikimit të videove, ose luajtjes së lojërave me kërkesa të larta të sistemit, shkruan KOHA Ditore.

Pritet që Oppo Reno do ta ketë edhe versionin 5G, më pas edhe variantin pa koneksionin gigabitësh (pa modemin Snapdragon x50), ndërsa është përmendur edhe Lamborghini Edition me 12GB RAM dhe shumë hapësirë të ruajtjes.

Prezentimi zyrtar i telefonit është për dy javë, kur do t’i zbulojmë të gjitha detajet, duke përfshirë çmimin dhe disponueshmërinë e telefonit jashtë Kinës.