Tech

Cilat lojëra do të përkrahen në platformën Google Stadia

Google e ka tronditur goxha shumë tregun e gamingut nëpërmjet paralajmërimit të fundit në ngjarjen GDC 2019. Gjiganti i kërkimit tani e ka një platformë të re për gaming online e cila do ta mundësojë luajtjen e lojërave superiore në çfarëdo hardueri (PC ose smartphone) që është kompatibil me Google Chrome ose Chromecast, pavarësisht nga fuqia e pajisjes. Megjithatë, cilat lojëra do të mbështeten nga platforma Google Stadia.

Aktualisht ekzistojnë disa lojëra të sigurta. Google ka premtuar streaming deri në rezolucion 4K @60fps me HDR+ në lansim, ndërsa po përgatiten edhe azhurnimet në 8K @120fps në të ardhmen, raporton AndroidPit.

Lojërat e mëposhtme mund të priten në shërbimin e ri Google Stadia për lojërat streaming:

- Assassin's Creed Odyssey. Ubisoft është një nga partnerët e parë të njoftuar për shërbimin Stadia.

- DOOM Eternal. Loja ishte në dispozicion edhe për testim gjatë GDC-së, dhe u tregua si më shumë se e pranueshme në shërbimin Google Stadia, shkruan KOHA Ditore.

Përveç kësaj, lojërat e zhvilluara direkt nga Google do të mbeten ekskluzive për shërbimin Stadia. Divizioni Stadia Games and Entertainment do të jetë përgjegjës për zhvillimin e këtyre lojërave.