Tech

Monitori 27 inçësh WQHD nga Asusi vjen me rifreskim prej 165 Hz

Asusi e ka prezantuar zyrtarisht Rog Swift PG278QE, monitorin për gaming prej 27 inçësh, me karakteristika të jashtëzakonshme për gaming nga segmenti premium, raporton TechPowerUp.

Për fillim, përdoruesit do të kenë rezolucion WQHD (2560 x 1440p) me një normë rifreskimi prej 165Hz, reagueshmëri prej 1ms (GTG) dhe mbështetje për NVIDIA G-Sync. Monitori gjithashtu e mbështet certifikatën TÜV Rheinland për teknologjinë e zvogëlimit të dritës së kaltër, gjë që e redukton lodhjen e syve gjatë seancave të gjata të gamingut, shkruan KOHA Dtore.

Image

Asusi nuk ka përmendur llojin e panelit, por dihet se ka kënde shikimi prej 170°/160°, gjë që sugjeron për ekranin e tipit TN. Opsionet e ndërlidhjes përfshijnë portet DisplayPort 1.2 dhe HDMI 1.4. Asus nuk e ka bërë të ditur çmimin e monitorit ROG Swift PG278QE.