Tech

iPhone i gjeneratës së ardhshme do ta ketë mundësinë Wireless PowerShare

iPhone i ri (iPhone 11 ose çfarëdo emërtimi që Apple zgjedh) thuhet se do të ketë mbështetje për Wireless PowerShare, sipas burimeve nga zinxhiri i furnizimit, përcjell GSMArena.

Në ekosistemin e Apple, implementimi i Wireless PowerShare do të thotë se është e mundur të mbushet Apple Watch pa pasur nevojë të mbahet një mbushës i veçantë për orën e mençur. Përveç kësaj, kufjet AirPods të gjeneratës së dytë janë në dispozicion me një shtëpizë që mundëson mbushje pa tel.

Problemi i vetëm mund të jetë që iPhone aktual nuk mbushet kaq shpejt, të paktën jo me adapterin prej 5V/1A i cili vjen me telefonin. Kompania e prodhon adapterin 18W PowerDelivery, i cili shitet ndaras, dhe për të cilin nevojitet një kabllo shtesë USB-C Lightning, gjë që gjithsej kushton rreth 50 dollarë, shkruan KOHA Ditore.

Sugjerohet që kjo pako do të vijë me iPhonein e ardhshëm, i cili do ta ruajë portin Lightning.