Instagrami, pronë e Facebookut, lansoi një veçori të re e cila mundëson përdoruesit të bëjnë blerje dhe të menaxhojnë porositë direkt nga ky aplikacion.
Kjo veçori, fillimisht do të jetë në dispozicion për në Shtetet e Bashkuara për 20 kompani, duke përfshire H&M, Kylie Cosmetic, Nike, Warby Parker dhe Zara. Kompanitë e tjera do të shtohen në muajt në vijim, thotë Instagrami.
“Që në fillimet tona, njerëzit në Instagram kanë dashur të blejnë”, shkruan kompania në një postim në blog.
Kompanitë, po ashtu, mund të shtojnë etiketime blerjesh tek disa foto, kështu përdoruesit mund të shohin detajet e produkteve si çmimi dhe më pas klikojnë tek faqja e kompanisë për t’i blerë ato.
Mbi 130 milionë njerëz klikojnë për të parë këto produkte në postime blerjesh çdo muaj, vetëm në shtatorin e kaluar ishin mbi 90 milionë njerëz, informon Instagrami./oranews