Një 15-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar ka shpikur një orë të quajtur Vybpro. Sipas adoleshentit Max Melia, ora mund të ndihmojnë njerëzit që të mos e prekin fytyrën në mënyrë të pavetëdijshme dhe të ekspozohen ndaj Covid-19.
“Duke e parë këtë pandemi ndërsa shpaloset në media, ishte i qartë dhe shkatërrues efekti që ka pasur në jetët e njerëzve në të gjithë botën. Megjithatë, vetëm kur të dy prindërit e mi u infektuan, e kuptova se me çfarë po përballeshin” shprehet adoleshenti.
Ora punon me njohjen e gjesteve që janë të lidhura me lëvizjet e duarve drejt fytyrës. Falë teknologjisë me të cilën është ndërtuar, ajo dridhet sa herë që personi e çon duart drejt fytyrës, për të evituar kështu infektimi nga koronavirus.
-
Programi që mund t'i transformojë smartfonët në termometra që zbulojnë me saktësi temperaturën
-
Shkencëtarët zhvillojnë maskën që u tregon nëse e keni koronavirusin
-
Prototipi i ri i maskës mund të zbulojë infeksionin me COVID-19
-
Pajisja me “sensor COVIDI” që zbulon virusin në dhomë për 15 minuta
-
Maskë, apo fytyrë e re?